Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka folur pas protestës së opozitës dhe tha se deputetët sot janë kërcënuar. Ai theksoi se ky nuk është vetëm cenim personal, por cenim i integritetit kushtetues.

“Një ditë e qartë dhune kundër institucioneve. Mos të mendojë kush se integriteti i një deputeti e veçanërisht zonjave që janë kërcënuar sot është cenim i integritet personal i secilit prej nesh, por është cenim i integritetit kushtetues”, tha Braçe.

“Punë e tyre, zgjedhja e tyre, siç është zgjedhja e tyre te djegë mandatet më takon të bëj thirrje që po përsëritet në të gjitha gjuhët të ndalin dhunën dhuna si duhet kujt. Ky vend ka nevojë për qetësi, punë, mirëqenie”, tha Braçe.

Veritas.com.al/