Lajmin për lirimin nga detyra të zëvendësministres së Drejtësisë, Mikiç, e ka bërë të ditur vetë Haradinaj, i cili ka publikuar vendimin. Sipas tij deklaratat e Mikiç janë të papranueshme.

“Në Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, nuk kanë vend individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike. Aq më tepër kur shteti i Kosovës është krijuar pikërisht në bazë të këtyre vlerave. Deklarata e zëvendësministres në Ministrinë e Drejtësisë, Vesna Mikiq, se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb, janë të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj. Prandaj, sot kam liruar nga detyra zëvendësministren Miki“, shkruan Haradinaj.

Kujtojmë që Mikiç në 20-vjetorin e fillimit të bombardimeve mbi bazat serbe, e quajti gjenocid mbi Serbinë këtë akt të NATO-s.

“Në ditën e sotme, para 20 vitesh ndaj një shteti sovran që një dekadë më herët luftoi kundër terrorizmit shqiptar në kuadër të kufijve të saj, është bërë qëllimisht gjenocid i planifikuar nga NATO”, shkroi ajo.

Veritas.com.al/