Ndërsa shumë prej nesh kanë lënë diçka në një tren – një telefon, një portofol, kufje – është shumë e pamundur që të keni lënë platformën duke lënë pas një bagazh prej ari.

Epo, një person në vendin e pasur të Zvicrës ka lënë bagazhin me flori plot. Dhe autoritetet dëshirojnë që ta gjejnë këtë person.

Po bëhen përpjekje për të gjetur pronarin e më shumë se 3 kg ar që mbeti në një vagon tetorin e kaluar.

Sasia e floririt, me vlerë rreth 152,000 £ (191,000 dollarë), u gjet në një tren midis St Gallen dhe Lucerne.

Pronari ka të drejtën që për pesë vjet të paraqesë kërkesën në prokurorinë në Lucerne, mbi mallin e harruar në tren, thuhet në një deklaratë zyrtare.

Zbulimi po bëhet publik vetëm tani pasi përpjekjet për të gjetur pronarin ishin të pasuksesshëm.

Është e paqartë se si autoritetet do të verifikojnë pretendimet e secilit që thotë se ari është i tij, shkruan BBC.

VERITAS.COM.AL