GREQI- Konfirmohet viktima e parë shqiptare nga zjarret masive që përfshinë Greqinë. ‘Bëhet fjalë për shtetin Viktor Ceko nga Vlora.

Lajmi është konfirmuar nga Ambasada Shqiptare në Athinë. Mësohet se 59-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, pas plagëve që kishte marrë. Ndërkohë, më herët ambasada shqiptare ka bërë me dije se disa shtetas shqiptarë kanë mbetur të plagosur nga flakët, mes tyre një grua nga Berati, dy fëmijë nga Fieri si dhe një shqiptarë i minoritetit.

Deri më tani bilanci i viktimave në total nga zjarret apokaliptike në rajonin e Atikës ka shkuar në 87, ndërsa shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Kujtojmë se mbrëmjen e së hënës, për të vijuar përgjatë së martës 15 vatra zjarri u përhapën me shpejtësi, ndërsa goditën periferinë e Athinës. Zona më e goditur ishte padyshim fshati bregdetar Mati, i cili tashmë i ngjan një vendi fantazmë, ku gjithçka duket se është përpirë nga zjarri. Vetëm në një restorant në këtë fshat u gjetën të djegur 26 persona, të cilët u bllokuan befasisht nga zjarri.

Veritas.com.al/