Më shumë se 1650 kilogramë kanabis sativa janë sekuestruat mbrëmjen e sotme në Portin e Barit në Itali. Lajmi bëhet i ditur nga burime të policisë italiane.

Sipas tyre, droga që u kap në një kamion ka kaluar nga Porti i Durrësit në Shqipëri. Policia shqiptare është treguar e rezervuar në lidhje me këtë trafik, ndërsa mungojnë dhe informacionet e tjera nga polici italiane.
Nëse kjo lëndë narkotike do të hidhej në treg, atëherë vlera e saj shkonte në 16 milionë euro.
Dy shqiptarë, 53 dhe 26 vjeç, janë vënë në pranga nga policia në lidhje me këtë supertrafik lënde narkotike.