Veritas

Shqipëria, e para për fondet nga BE/ Kosova, Serbia dhe Bosnja djegin fondet e Brukselit
Të gjithë duan integrim, por miliardat e eurove nga BE, kanë zbuluar një Ballkan Perëndimor që ecën në dy kahe. Nga 6 vende aspirante për në BE, vetëm 3 kanë arritur të përfitojnë nga Plani i Rritjes bazuar tek përmbushja e reformave. Në një artikull nga Euractiv, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut vlerësohen si vendet që falë stabilitetit te politikës së brendshme, ia kanë dalë të shfrytëzojnë mekanizmin duke përfituar miliarda dollarë.

Shqipëria, e cila mbetet lidere në rajon për këto fonde, me 212 milionë dollarë për përfituara deri në vitin maj 2026, vlerësohet si një vend me politikë tepër të polarizuar, por falë shumicës qeverisëse të stabilizuar ka arritur të zbatojë reformat e të përmbushë kritere.

Mali i Zi, pretendenti i parë për tu anëtarësuar në BE, që ka përfituar deri tani vetëm 91 milionë euro, vlerësohet për kompromiset e brendshme politike, por problemi me këto vende është hendeku mes progresit të deklaruar dhe atij të veritifikueshëm nga BE, sidomos në fushat kritike si drejtësia dhe sundimi i ligjit.

Kurse Maqedonia e Veriut, ka ecur para duke përfituar 141 milionë euro, por ngërçi me ndryshimet kushtetuese i ka vendosur në pikëpyetje avancimin e negociatave me BE. Nga ana tjetër, 3 vende, Kosova, Serbia dhe Bosnja e Herzegovina, krizat politike i ka bllokuar fondet e BE.

Kosova merret si shembulli kryesor. Kriza e brendshme politike 18-mujore me zgjedhje të njëpasnjëshme, mungesën e konsensusit politik dhe boshllëkun e një qeverie funksionale, ka bërë që Prishtina Zyrtare të përfitojë vetëm 61 milionë euro ndërsa është paralajmëruar nga BE se kohëzgjatja e krizës rrezikon të djegë fondet e parashikuara pë Kosovën.

Bosnja e Herzegovina nuk ka realizuar asnjë reformë, po prej krizës së brendshme politike, dhe prej fillimit të Planit të Rritjes nuk ka përfituar asnjë euro.

Kurse Serbia, me një shumicë qeverisëse komode, është në shënjestrën e BE për shkak problemeve me sistemin gjyqësor. BE i ka kërkuar llogari për rrugën europiane të Serbisë, por deri në momentin kur politikat e Presidentit Vuçiç nuk përputhen kërkesat e Brukselit, fondet janë pezulluar pa afat, ndonëse Serbia renditet e dyta pas Shqipërisë që ka përfituar më shumë fonde deri në maj të 2026, 168 milion euro.

Të gjitha vendet nuk kanë shumë kohë, Plani i Rritjes përfundon zyrtarisht në dhjetor 2027. Paketa totale përmban 6 miliardë euro. Shqipëria e cila ka përfituar më shumë nga të gjitha vendet, ka arritur të thithë vetëm 23% të fondeve të parashikuara nga 922 milionë euro në total, kurse Kosova vetem 7%. Për vendet që kanë mbetur pas dhe nuk dalin dot prej krizave të brendshme politike, fondet rrezikojnë të digjen përfundimisht./

The post Shqipëria, e para për fondet nga BE/ Kosova, Serbia dhe Bosnja djegin fondet e Brukselit appeared first on Veritas.

Trump kërcënon Iranin me masa të ashpra ekonomike.
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar masa të reja dhe më të ashpra ekonomike ndaj Iranit dhe çdo vendi që e ndihmon apo bën biznes me të. Në një postim në Truth Social, Trump tha se po niste “operacionin ekonomik më shkatërrues” të ndërmarrë ndonjëherë ndaj një vendi. Ai paralajmëroi se shtetet që u ofrojnë Iranit mbështetje financiare, ekonomike apo logjistike do të përballen me “pasoja të jashtëzakonshme ekonomike”.

Kërcënimi vjen pasi armëpushimi 60-ditor mes palëve skadoi pa një marrëveshje diplomatike për luftën që SHBA-ja dhe Izraeli nisën në fund të shkurtit. Irani e cilësoi deklaratën e Trumpit si një përpjekje për të shmangur vëmendjen nga problemet ekonomike të SHBA-së.

Trump përmendi ndalimin e kontrabandës së naftës, transfertave të parave, kompanive fasadë dhe çdo forme tjetër mbështetjeje për Teheranin. Në shënjestër mund të jetë edhe Kina, e cila është blerësja më e madhe e naftës iraniane. SHBA-ja ka vendosur më parë sanksione ndaj rafinerive private kineze që përpunojnë naftë nga Irani.

Ndërkohë, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë njoftuar ndërprerjen e lidhjeve financiare dhe ekonomike me Iranin, pas një kërcënimi të ri me raketa nga Teherani. Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, tha se SHBA-ja së shpejti do të vendosë ndaj Iranit një izolim ekonomik “siç bota nuk e ka parë kurrë më parë”./

The post Trump kërcënon Iranin me masa të ashpra ekonomike. appeared first on Veritas.

SHBA përsërit thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë: Ngërçi politik po rezulton në mundësi të humbura!
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ritheksuar thirrjen ndaj udhëheqësve politikë të Kosovës që të bashkëpunojnë për formimin e institucioneve, në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se udhëheqësit politikë duhet të punojnë së bashku për tejkalimin e ngërçit institucional.

“Ky ngërç i vazhdueshëm politik po rezulton në mundësi të humbura për Kosovën. Është koha që udhëheqësit t’i japin përparësi progresit dhe stabilitetit, në të mirë të të gjithë qytetarëve”, tha zëdhënësi.

Kjo është thirrja e dytë e ngjashme e bërë nga pala amerikane brenda pak kohësh, pasi kërkesë të ngjashme për bashkëpunim kishte shprehur edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë më 12 gusht.

Thirrja e re amerikane vjen në kohën kur Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Seanca konstituive e legjislaturës së re nisi më 6 gusht. Deputetët bënë betimin, por procesi nuk kaloi në fazën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Albin Kurti, në cilësinë e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, kërkoi kohë shtesë për konsultime me partitë, duke thënë se ende nuk kishte marrëveshje për formimin e institucioneve. Seanca u ndërpre dhe u caktua të vazhdonte më 8 gusht.

Edhe në vazhdimin e 8 gushtit nuk pati kandidaturë për kryetar të Kuvendit. Kurti kërkoi sërish kohë shtesë për konsultime me partitë, por pas kësaj deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të tij. Pas këtij incidenti kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërpreu punimet.

Që atëherë, procesi ka mbetur i bllokuar. Dehari ka thënë se seanca e radhës do të thirret kur partitë të arrijnë një marrëveshje për zgjidhjen e krizës, duke argumentuar se pa një marrëveshje politike nuk ka kuptim që seanca të mbahet vetëm si formalitet.

Ndërkohë, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje politike, më 18 gusht Kurti u takua me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, me fokus te zgjedhja e presidentit të ardhshëm; pas takimit, të dy thanë se kishte vullnet për të gjetur një zgjidhje, ndërsa u pajtuan që në takimin e radhës të shqyrtojnë emra konkretë për president.

PDK-ja dhe Aleanca, në anën tjetër, kanë kërkuar që seanca të vazhdojë pa pritur një marrëveshje politike. Më 12 gusht, deputetë të këtyre dy partive u mblodhën në sallën e Kuvendit duke kërkuar nga Dehari që ta thërrasë vazhdimin e seancës, ndërsa pati edhe përplasje me deputetë të LVV-së.

Përveç SHBA-së, edhe Bashkimi Evropian u ka bërë më herët thirrje partive politike që të gjejnë sa më shpejt një zgjidhje për krizën institucionale. BE-ja ka paralajmëruar se ngërçi politik dhe vonesat në zbatimin e reformave mund ta kufizojnë aftësinë e Kosovës për të përfituar nga mbështetja evropiane.

Në kuadër të Planit të Rritjes, Kosovës i janë vënë në dispozicion 882.6 milionë euro në grante dhe kredi të favorshme deri në fund të vitit 2027, ndërsa pagesat lidhen me përmbushjen e hapave të përcaktuar në Agjendën e Reformave.

Komisioni Evropian ka përcaktuar 111 hapa reformues për Kosovën. Për 13 prej tyre, me vlerë të përbashkët prej 90.8 milionë eurosh, afati i parë përmbushës ishte 30 qershori 2026, ndërsa 27 hapa të tjerë, me vlerë prej 165.9 milionë eurosh, kanë afat deri në fund të dhjetorit.

Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar se ngërçi i zgjatur politik ka kufizuar përparimin e Kosovës në zbatimin e agjendës së reformave të Planit të Rritjes dhe qasjen në financime të jashtme./REL

The post SHBA përsërit thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë: Ngërçi politik po rezulton në mundësi të humbura! appeared first on Veritas.

SHBA krijon korridor detar në Ngushticën e Hormuzit, synon të nxjerrë miliona fuçi naftë nga Gjiri Persik
Ushtria amerikane ka krijuar në heshtje një korridor detar përmes Ngushticës së Hormuzit, me qëllim transportimin e miliona fuçive naftë nga Gjiri Persik drejt tregjeve ndërkombëtare, sipas dy zyrtarëve amerikanë të cituar nga Axios.

Operacioni, i cili raportohet se ka nisur prej disa javësh, synon të mbajë të hapur një prej rrugëve më të rëndësishme të furnizimit me energji në botë, ndërsa negociatat mes Uashingtonit dhe Teheranit mbeten të bllokuara. Sipas zyrtarëve amerikanë, çdo natë rreth 15 deri në 20 anije cisternë kalojnë përmes një korridori detar në pjesën jugore të Ngushticës, përgjatë bregdetit të Omanit.

Rreth 10 milionë fuçi naftë në ditë po transportohen aktualisht përmes Hormuzit, një volum që përbën rreth gjysmën e nivelit të regjistruar para luftës. Në disa net, megjithatë, sasia e transportuar ka arritur deri në 15-20 milionë fuçi.

Operacioni amerikan nuk konsiston vetëm në shoqërimin e cisternave që dalin nga Gjiri. Ushtria po koordinon gjithashtu hyrjen e anijeve cisternë bosh nga Deti Arabik drejt porteve të Gjirit Persik, ku ato ngarkohen me naftë dhe më pas rikthehen në rrugët ndërkombëtare të transportit.

Task-forca që mbikëqyr operacionin koordinohet nga struktura ushtarake amerikane në Fort Bragg, në Karolinën e Veriut, në bashkëpunim me partnerët rajonalë të SHBA-së. Autoritetet amerikane hartojnë lista ditore të anijeve që dalin nga Gjiri dhe të cisternave bosh që hyjnë për të marrë ngarkesa të reja.

Anijet lëvizin në mënyrë të koordinuar gjatë natës, duke përdorur dritare të përcaktuara kohore për hyrjet dhe daljet nga Ngushtica. Forcat amerikane kanë vendosur gjithashtu avionë luftarakë për të mbrojtur trafikun detar nga sulmet e mundshme me raketa dhe dronë iranianë.

Sipas zyrtarëve amerikanë, operacioni është bërë i mundur pas një fushate ushtarake dymujore të Komandës Qendrore të SHBA-së, CENTCOM, e cila ka dëmtuar ndjeshëm sistemet iraniane të radarëve dhe mbikëqyrjes detare. Si pasojë, sipas vlerësimeve amerikane, Irani ka një pamje më të kufizuar të trafikut detar në pjesën jugore të Ngushticës.

Pavarësisht kësaj, disa anije janë goditur nga sulme iraniane, ndërsa forcat amerikane kanë ndërhyrë për të zmbrapsur kërcënimet. Sipas një zyrtari amerikan, vetëm gjatë kësaj jave janë rrëzuar tetë dronë iranianë dhe dy raketa lundrimi.

Zyrtarët amerikanë thonë se gjatë dy javëve të fundit trafiku i cisternave përmes Hormuzit është rritur dhe eksportet ditore të naftës po i afrohen 10 milionë fuçive. Në një nga netët e fundit, më shumë se 20 anije ishin planifikuar të kalonin përmes korridorit jugor, me rreth 15 milionë fuçi naftë që mund të arrinin në tregjet ndërkombëtare.

Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi se sasi të mëdha nafte po dalin nga Ngushtica e Hormuzit dhe tha se Shtetet e Bashkuara nuk po negociojnë aktualisht me Iranin. “Ata po humbasin kohë”, deklaroi Trump, duke shtuar se Irani ende ka kapacitete ushtarake, por sipas tij është shumë më i dobët se më parë.

Hapja e këtij korridori detar synon të kufizojë ndikimin e ndërprerjes së furnizimeve me naftë dhe presionin mbi çmimet globale të energjisë, ndërsa Ngushtica e Hormuzit mbetet një pikë kyçe për tregtinë botërore të naftës dhe një nga zonat më të rrezikshme të përplasjes mes SHBA-së dhe Iranit.

The post SHBA krijon korridor detar në Ngushticën e Hormuzit, synon të nxjerrë miliona fuçi naftë nga Gjiri Persik appeared first on Veritas.

Zjarret, 35 vatra në 24 orë, 5 aktive. Dy helikopterë ndërhyjnë në Gjegjan dhe Gojan, evakuohet një familje.
Ministria e Mbrojtjes ka informuar mbi situatën e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit, ku janë raportuar gjithsej 35 vatra zjarri. Sipas të dhënave zyrtare, 5 vatra mbeten aktive, ndërsa 3 të tjera janë nën kontroll.

Për përballimin e situatës janë angazhuar 382 forca operacionale dhe 40 automjete zjarrfikëse. Në operacione janë përfshirë edhe Forcat e Armatosura, me 90 efektivë dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore.

Vatrat kryesore

Dajt, Tiranë – Vijon puna për shuarjen e zjarrit, me mbështetjen e 30 efektivëve të Forcave të Armatosura. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, vatra e zjarrit në Priskë është nën kontroll.

Lufaj, Mirditë – Vatra vijon të jetë aktive, me intensitet të ulët. Forcat operacionale po vijojnë ndërhyrjen në terren, ndërsa nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Tërbun–Gjegjan–Gojan, Pukë – Situata në sipërfaqet pyjore të Tërbunit është përmirësuar, ndërsa vatrat në Gjegjan dhe Gojan vijojnë aktive. Gjatë operacionit është evakuuar një familje dhe, falë ndërhyrjes së forcave në terren, është shmangur rreziku për banesën. Operacioni sot mbështetet nga 40 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë.

Gjorm i Sipërm, Malësi e Madhe – Vijon puna për shuarjen e vatrës së riaktivizuar, ku janë angazhuar 2 automjete zjarrfikëse dhe 6 efektivë të MZSH-së.

Tunjë e Re, Gramsh – Forcat operacionale vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, Gurë-Lura mbetet nën kontroll pas shuarjes së zjarrit, ndërsa në Qafë Helmes vijon puna e forcave operacionale, pa rrezik për zonat e banuara.

Sipas Ministrisë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e pandërprerë të situatës në të gjithë territorin e vendit, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

The post Zjarret, 35 vatra në 24 orë, 5 aktive. Dy helikopterë ndërhyjnë në Gjegjan dhe Gojan, evakuohet një familje. appeared first on Veritas.

“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!
Ndryshimet e shpejta në mjedisin ekonomik global po e gjejnë Evropën në një pozicion dobësie, ndërsa “Kontinenti i Vjetër” po përpiqet të mbajë ritmin me ritmin e shpejtë të zhvillimeve ndërkombëtare.

Ndryshimi në politikën ekonomike të SHBA-së nën administratën Trump, i kombinuar me përshkallëzimin e trazirave gjeopolitike dhe trazirave teknologjike, po ushtrojnë një presion mbytës mbi perspektivat evropiane.

Duke folur në Këshillin Ndërkombëtar të Biznesit të Forumit Ekonomik Botëror në Gjenevë, Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, dha alarmin. Ajo theksoi se themeli tradicional i rritjes së ekonomisë evropiane po shkatërrohet më në fund.

Sipas saj, prosperiteti i Epirit pas luftës bazohej në tre themele të forta:

– Zgjerimi i pakufizuar i tregtisë globale.

– Sigurimi i burimeve të lira të energjisë.

– Rendi ndërkombëtar shumëpalësh, i cili mbulohej nga ombrella e sigurisë amerikane.

Sot, të tre këta faktorë po përkeqësohen seriozisht. Një shembull tipik është vendosja e më shumë se 2,500 kufizimeve tregtare në nivel ndërkombëtar vetëm në një vit, një zhvillim që e ndërlikon punën e portofoleve ekonomike në BE.

Tarifat dhe pasiguria në marrëdhëniet tregtare me SHBA-në

Kthimi i Donald Trump në udhëheqjen e SHBA-së u shoqërua me njoftimin e tarifave të synuara, fillimisht të vendosura në 20% për produktet evropiane dhe më pas të ulura në 15% pas një marrëveshjeje tregtare. Pavarësisht këtij rregullimi, pasiguria mbetet e lartë, veçanërisht për sektorët kryesorë industrialë si çeliku.

Prioritetet në ndryshim të Uashingtonit në fushën e mbulimit të mbrojtjes po e tendosin më tej mjedisin evropian. Ndërsa në të kaluarën zinxhirët e furnizimit ishin projektuar duke pasur parasysh efikasitetin maksimal, pasiguria gjeopolitike tani kërkon një fokus në qëndrueshmëri.

Në të njëjtën kohë, presionet mbi kufijtë e Evropës, shkeljet e hapësirës ajrore të saj dhe konfliktet më të gjera ndërkombëtare po ndikojnë negativisht në besimin e investitorëve. Kur kapitali shihet si më pak i sigurt, bizneset kufizojnë investimet e tyre, duke ulur prodhimin dhe konsumin.

Basti i Inteligjencës Artificiale dhe Nevoja për Reforma

Presidentja e BQE-së iu referua në mënyrë të veçantë prapambetjes teknologjike të Evropës. Siç theksoi ajo, BE-ja e humbi kryesisht valën e revolucionit të parë dixhital dhe nuk mund të përballojë përsëritjen e të njëjtit gabim në epokën e Inteligjencës Artificiale.

Hendeku është tashmë i dukshëm në kapitalizimin e tregut: 34 kompanitë më të rëndësishme evropiane të teknologjisë vlerësohen me një total prej 1.37 trilionë eurosh, ndërsa shtatë gjigantët amerikanë të teknologjisë (Magnificent Seven) vlejnë më shumë se 23 trilionë dollarë.

Për të adresuar këtë situatë, Lagarde propozoi përshpejtimin e reformave në tregun evropian të kapitalit. Integrimi dhe shfrytëzimi i madhësisë së vërtetë të tregut të vetëm mund t’u lejojë kompanive inovative të rriten në vend, duke rritur produktivitetin dhe duke e bërë kërkesën e brendshme një shtyllë kyçe të rritjes.

The post “Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital! appeared first on Veritas.

Kruja çlirohet nga makthi i flakëve, qytetit historik i kthehen turistët.
Qyteti Krujës i është rikthyer normalitetit pas luftës disa ditore me flakët. Edi Tupi komandanti zjarrfikëseve në Krujë, tregon momentet e vështira  të përballjes me flakët si pasojë e terrenit të thyer dhe erës së fortë.

Banorët tregojnë momentet e ankthit dhe panikut nga zjarri që u afrua banesave, por fatmirësisht pa dëme ne njerëz. Zjarr i përmasave të tilla sipas banorëve në Krujë nuk është regjistruar që prej dekadash

Tashmë rrugët e qytetit janë mbushur me turistë. Kruja tashme pret vizitorë të shumtë vendas e të huaj që kanë interes për Muzeun historik, Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Parkun Kombëtar në Qaf Shtamë.

The post Kruja çlirohet nga makthi i flakëve, qytetit historik i kthehen turistët. appeared first on Veritas.

Gjykata Ndërkombëtare Penale hedh poshtë sanksionet e reja të SHBA.
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) të mërkurën hodhi poshtë fuqishëm sanksionet e reja të SHBA-së ndaj kryetares së gjykatës dhe një juristi të lartë në Zyrën e Prokurorit, duke i cilësuar masat si “sulm flagrant” ndaj pavarësisë gjyqësore.

Sanksionet e fundit kanë në shënjestër kryetaren e GJNP-së, japonezen Tomoko Akane, dhe Abdoulaye Seye nga Senegali, avokat i lartë në proceset gjyqësore në Zyrën e Prokurorit, bëri të ditur gjykata me seli në Hagë në një deklaratë.

GJNP-ja tha se nëntë nga 18 gjyqtarët e saj, të dy zëvendësprokurorët, një ish-prokuror dhe një anëtar i stafit janë tashmë nën sanksione amerikane.

“Këto sanksione janë sulm flagrant ndaj pavarësisë së një institucioni gjyqësor të paanshëm, i cili vepron në bazë të mandatit të dhënë nga shtetet palë nga rajone të ndryshme”, tha gjykata.

Ajo shtoi se masat ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe personelit tjetër të gjykatës për përmbushjen e mandatit të GJNP-së minojnë sundimin e ligjit dhe vënë në rrezik rendin juridik ndërkombëtar.

Gjykata paralajmëroi gjithashtu se kërcënimet dhe masat shtrënguese ndikojnë në mundësinë e viktimave për të kërkuar drejtësi, veçanërisht kur ato i drejtohen GJNP-së pasi kanë shteruar të gjitha rrugët e tjera.

“Gjykata do të vazhdojë ta përmbushë plotësisht mandatin e saj me pavarësi dhe paanshmëri, në përputhje të plotë me Statutin e Romës dhe në interes të viktimave të krimeve ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.

GJNP-ja mirëpriti gjithashtu shprehjet e mbështetjes nga shtetet anëtare, organizatat e shoqërisë civile dhe të tjerë që mbështesin drejtësinë ndërkombëtare dhe sundimin e ligjit

The post Gjykata Ndërkombëtare Penale hedh poshtë sanksionet e reja të SHBA. appeared first on Veritas.

Alarm në Europë: Irani po shqyrton goditjen e bazave amerikane në Bullgari e Qipro
Irani ka marrë në konsideratë goditjen e objektivave ushtarake amerikane në Evropën Jugore dhe Juglindore nëse Presidenti Donald Trump vendos të përshkallëzojë konfliktin, raporton Financial Times, duke cituar dy persona të afërt me regjimin e Teheranit.

Sipas burimeve, forcat iraniane mund të ndërmarrin sulme të mundshme ndaj aseteve amerikane në vende si Bullgaria, e cila muajin e kaluar autorizoi përdorimin e Bazës Ajrore Bezmer për të furnizuar me karburant avionët ushtarakë amerikanë. Qiproja thuhet gjithashtu se mund të vihet në shënjestër, pasi një bazë britanike në ishull u godit nga një dron në mars.

Irani nga ana tjetër ka paralajmëruar shtetet e Gjirit të mos ndihmojnë forcat ushtarake amerikane, duke argumentuar se çdo formë bashkëpunimi do të përbënte përfshirje në konflikt.

Paralajmërimi erdhi nga Ali Abdollahi, shefi i shtabit të forcave të armatosura iraniane. Sipas Al Jazeera Abdollahi tha se asgjë që po ndodh në rajon nuk është “e fshehur nga sytë tanë”.

Gjenerali përmendi konkretisht praninë e avionëve të shumtë ushtarakë, veçanërisht avionëve të furnizimit ajror, në bazat në rajon, duke argumentuar se do të ishte e vështirë të shpjegohej një prani e tillë pa dijeninë e vendeve që strehojnë objektet.

“Ne paralajmërojmë: çdo ndihmë dhe lehtësim për ushtrinë agresore amerikane është ekuivalente me pjesëmarrjen në forcat ushtarake amerikane”, tha Abdollahi.

The post Alarm në Europë: Irani po shqyrton goditjen e bazave amerikane në Bullgari e Qipro appeared first on Veritas.

Franca miraton ligjin për vdekjen e asistuar, hyn zyrtarisht në fuqi
Presidenti francez Emmanuel Macron ka shpallur ligjin që njeh të drejtën për vdekje të asistuar, duke i dhënë fund një debati disa-vjeçar politik dhe shoqëror në Francë.

Ligji u publikua sot në Gazetën Zyrtare dhe ka hyrë zyrtarisht në fuqi. Megjithatë, zbatimi praktik i tij nuk do të nisë menjëherë, pasi qeveria franceze duhet të miratojë fillimisht rregulloret që përcaktojnë mënyrën e zbatimit të ligjit, raportoi “Le Figaro”.

Këshilli Kushtetues e konsideroi ligjin në përputhje me Kushtetutën javën e kaluar, duke vendosur disa rezerva lidhur me zbatimin e tij.

Sipas ligjit, pacientë të caktuar mund të kenë të drejtën të administrojnë vetë një substancë vdekjeprurëse, por vetëm nëse plotësojnë një sërë kriteresh të përcaktuara rreptësisht. Procesi duhet të zhvillohet në prani të një profesionisti të kujdesit shëndetësor.

Miratimi i ligjit shënon një ndryshim të rëndësishëm në politikën franceze për fundin e jetës dhe e vendos Francën përkrah vendeve evropiane që kanë krijuar forma të rregulluara të vdekjes së asistuar.

Zbatimi i plotë i ligjit pritet të varet nga rregulloret që do të miratohen nga qeveria, të cilat do të përcaktojnë procedurat dhe kushtet konkrete për ushtrimin e kësaj të drejte.

The post Franca miraton ligjin për vdekjen e asistuar, hyn zyrtarisht në fuqi appeared first on Veritas.