COVID-19/ Humb jetën 79-vjeçari, shkon në 11 numri i viktimave në vend

11 raste të reja me koronavirus në vend, shkon në 223 numri i

Një pacient 79-vjeçar i prekur nga koronavirusi ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Spitalin Infektiv duke e çuar numrin e viktimave në vend në 11.

Ministria e Shëndetësisë tha se 79-vjeçari me iniciale B.H. ndodhej prej 18 ditësh në Infektiv. I moshuari ishte përmirësuar ditët e fundit por ndërroi jetë nga një infarkt kardiak.

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një pacient 79-vjeçar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19. 79-vjeçari me inicialet B.H. ishte prej 18 ditësh i shtruar në spitalin infektiv.

Pacienti ishte përmirësuar ditët e fundit por ndërroi jetë nga një infarkt kardiak. 79-vjeçari është viktima e 11 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit”, deklaroi drejtoresha e ISHP Albana Fico.

Veritas.com.al/