Papa i ardhshëm thotë se Trump mund të jetë “Presidenti më i mirë”, si Reagan
( FOTO: Kryepeshkopi i Vjenës, Kardinali Schönborn)/
Kryepeshkopi i Vjenës i cili është piketuar si Papë i ardhshëm, ka lënë të kuptohet se zgjedhja e Donald Trump është gjëja më e mirë që ka ndodhur që nga zgjedhja e Ronald Reagan “sigurisht një nga presidentët më të mirë që ka pasur ndonjë herë në Shtetet e Bashkuara”.
Duke vëzhguar në politikën transformuese të viteve të shkuara, Kardinali Schönborn citohet të ketë folur rreth efekteve të emigracionit masiv Mysliman, që i detyroi Europianët të ruajnë trashëgiminë Kristiane në kontinent.
Mbi zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara, ai i tha Krone Zeitung në një intervistë të javës së kaluar: “Nuk e di nëse zonja Clinton do të kishte qenë zgjidhje më e mirë, ashtu si nuk di nëse zoti Trump na qenka fatkeqësi e madhe”.
“Dihet se sa shumë njerëz shtrënguan duart kur u zgjodh Reagan, duke thënë: “Për hir të Zotit, një aktor nga California!”. Por Reagan ishte padyshim një nga presidentët më të mirë që ka pasur ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara! Kështu që nuk duhet të nxitoheni në gjykim”.
Mbi krizën Europiane të Emigrimit, ai tha: “Ne, Evropianët jemi përgjigjur me një sjellje madhore bujarie në drejtim të krizës së refugjatëve… Shifrat gjatë vitit të kaluar ishin gramatikisht të larta… Çështja kyç me të cilën po përballemi në Austri, është pikërisht integrimi i refugjatëve”, tha Kardinali Schönborn.
/Veritas.com.al/