Popullariteti i Trump-it rritet më shumë pas zgjedhjeve

trump

(FOTO: Donald Trump, president i zgjedhur i SHBA)

Popullariteti  i Donald Trump është në ngjitje ditë pas ditë që nga zgjedhjet me 8 Nëntor- sipas sondazheve të gazetës  POLITICO.

Sipas POLITICO, e cila gjatë fushatës ishte shumë kritike ndaj Trump, 46 për qind e amerikanëve tani janë shumë në favor të Trump, 12 për qind janë “deri diku” në favor dhe 34 për qind janë kundër zgjedhjes së Trump.

Kjo është një ngritje dramatike- shkruan gazeta- që nga dita e zgjedhjeve. Numri i atyre që janë shumë në favor të Trump është rritur 9 për qind brenda dy javësh( nga 37 në 46 për qind), duke krahasuar me shifrat e të njëjtës kompani sondazhesh të para- zgjedhjeve). Po sipas këtij sondazhi, numri i atyre që nuk e favorizojnë Trump ka rënë me 15 për qind .

Presidenti Barack Obama gjithashtu është ngjitur në sondazhet për punën e tij pas zgjedhjeve. 54 për qind e aprovojnë punën që po bën Obama, ndërsa 43 përqind nuk  e aprovojnë.

“Votat që favorizojnë Trump janë rritur që nga dita kur ai u zgjodh president”, thotë Kyle Dropp- shefi i kërkimeve të kompanisë “Morning Consult” që ka kryer sondazhet.

“ Kjo fazë e muajit të mjaltit me presidentin e ri është e zakonshme për presidentët. Për shembull, Obama u ngjit rreth 20 pikë në votat që e favorizonin kur sapo u zgjodh në vitin 2008”, sipas POLITICO.

/Veritas.com.al/