Veritas
  • Kreu
  • Lajme
  • Analizë
  • Politikë
  • Biznes
  • Bota
  • Arte
  • Shkencë
  • Life
  • Style
  • Sport
  • Foto
  • Video
03 Gus 2016

Nishani pritet përzemërsisht në Vuthaj të Malit të Zi, në tubimin tradicional

 

 

 


Presidenti i Republikës Bujar Nishani mori pjesë në tubimin tradicional shumëvjeçar popullor “Mirë se vini në Alpet Shqiptare 2016” që u mbajt në Vuthaj, në Mal të Zi me një pjesëmarrje masive nga shqiptarë të ardhur nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe mbarë trojet e banuara nga bashkëkombasit tanë në Ballkan, diaspora madje edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo edhe Australia e largët.

2Prania e Presidentit Nishani u përshëndet përzemërsisht nga organizatorët si dhe nga banorët e shumtë, të cilët e mikpritën vëllazërisht duke qenë kjo vizita e parë e një Kreu të Shtetit shqiptar në Plavë dhe Guci.

Gjatë tubimit Presidenti Nishani dhe të pranishmit ndoqën me ëndje koncertin festiv me artistë të ndryshëm, një ekspozitë me piktura, dhe më pas u zhvilluan garat popullore dhe tradicionale të tërheqjes së litarit, hedhjes së gurëve, garës me kuaj, etj.

Presidenti Nishani në festën e këtij viti, duke iu drejtuar të pranishmëve, theksoi: “’Një komb matet me njerëzit e tij të shquar’, – ka shkruar shkrimtari i shquar me origjinë shqiptare Ernesto Sabato.

Edhe krahina e Plavës dhe Gucisë, krahinë të lirisë do ta quaja unë, ka shumë personalitete të shquar më të cilët krenohet jo vetëm Plava e Gucia, por edhe historia dhe kultura kombëtare.

Me shpirt luftarak dhe me këtë vetëdije lirie të trashëguar brez pas brezi, bijtë e bijat e Plavës dhe Gucisë, dhe të zonave për rreth, u rezistuan shekujve, duke ruajtur gjuhën, traditat, virtytet e larta njerëzorë të besës e mikpritjes, mitet, folklorin e legjendat që janë dhe mbeten një pasuri që ka mahnitur edhe udhëtarët e huaj dhe këdo që ka përshkruar këto vise.

3Është kjo traditë e ky shpirt i pasur që reflektohet në veprat e akademikëve, shkrimtarëve dhe artistëve të mëdhenj që kjo krahinë i ka dhënë kombit shqiptar, si: Esat Nokshiqi, Jashar Rexhepagiqi, Hasan Mekuli, Rexho Mulliqi, Rexhep Ferri, Ali Ahmeti, Rexhep Qosja, Isuf Dedushaj, Isa Qosja, Isuf Ulaj, Xhevdet Ferri, Zake Prelvukaj, Mimoza Ahmetaj, dhe shumë e shumë të tjerë, të cilët kanë kontribuar me penë e me mendje për të ruajtur traditat, kulturën dhe gjuhën shqipe.

Me dhjetëra e dhjetëra profesorë universitarë, studiues, politikanë, ushtarakë, aktorë, muzikantë, sportistë, mjekë, biznesmenë të shquar, profesionistë të zotë të të gjitha fushave, i kanë dhënë emër jo vetëm kësaj krahine, me intelektin, talentin, punën, përkushtimin dhe humanizmin, vlera që i kanë dëshmuar edhe në kohët më të vështira për kombin tonë. Burra e gra të kësaj zone që zënë një vend nderi në panteonin e vetëdijes dhe trashëgimisë sonë kombëtare.

Një mirënjohje të përjetshme për të gjithë ata, të cilët e skalitën këtë panteon me dijen, mundin, gjakun dhe jetën e tyre, nga dashuria e madhe për lirinë, për flamurin dhe identitetin kombëtar, me përpjekjet shekullore për çlirim e përparim, me kurajën e jashtëzakonshme të sakrificës, solidaritetit dhe ndërgjegjes kombëtare.

Burra e gra të kësaj zone që emrin e shqiptarit po e vendosin në piedestalet e nderit jo vetëm në trojet shqiptare në Ballkan, por edhe në Evropë, Amerikë, Australi dhe çdo cep të botës ku jetojnë dhe punojnë.

Më tepër

  • Murtezai mbështeti protestat në Shqipëri/ Egjipti shpall terroriste organizatën e tij në Çair, Tetovë
  • Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës dhe benzinës.
  • SHBA/ Dështon në Kongres kërkesa për shkarkimin e Pete Hegseth
  • Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim.
  • Bllokuan rrugën dhe qarkullimin e automjeteve, ndëshkohen me gjobë 37 protestues
  • Bojkoti i PD, PS në komision: Të futen parti që kanë marrë së paku dy deputetë
  • Gjermani/ Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale
  • Operacioni i rrallë/ QSUT: I heqin tumorin 3 kilogramë në hundë
  • Rama njofton skemën e re të “Bonusit të Bebes”: Mbështetje financiare deri në 10 mijë lekë çdo muaj për 5 vite me radhë!
  • Ankimuan ministren “Diella”, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e 39 deputetëve të Opozitës! PD kërkoi shfuqizimin e dekreteve
  • Të ngjashme

    A po ndërmjetëson Rama një “armëpushim” mes Greqisë dhe Turqisë?
    DASH: Kemi informacione të besueshme, korrupsioni i Berishës- jehonë në të gjithë rajonin edhe sot!
    Loja Rama-Vuçiç për ndarjen e Kosovës është lojë me zjarrin në Ballkan!

    Më të lexuarat

    Pini ujë farash chia për t’u dobësuar
    Pini ujë farash chia për t’u dobësuar
    Breaking | 78 214 | |
    Maska rigjeneruese për flokë të dëmtuar
    Maska rigjeneruese për flokë të dëmtuar
    Shëndet | 77 902 | |
    Gazetarja Erisa Zykaj konteston sjelljen e padenjë të zotit Junker ndaj mediave evropiane.
    Gazetarja Erisa Zykaj konteston sjelljen e padenjë të z ...
    Breaking | 68 606 | |
    Theresa May flakëron mbi Izraelin, hap një front tjetër me Amerikën e Donald Trump.
    Theresa May flakëron mbi Izraelin, hap një front tjetër ...
    Bota | 61 127 | |
    Pas zgjedhjeve, gruaja që hetoi mbi Fondacionin Clinton gjendet e vdekur.
    Pas zgjedhjeve, gruaja që hetoi mbi Fondacionin Clinton ...
    Amerika | 23 900 | |

    na ndiqni

    • Sitemap
    • Kontakt

    ©2026 Veritas. All rights reserved

     

     

    Drejtor:
    Frrok Çupi
    Email: [email protected]


     

    Analizë

  • Report plus
  • Dosier
  • Koment
  • Profil
  • Editorial
  • Media
  • Intervistë
  • Pikëpamje
  • Letra Editorit
  • Arte

  • Art
  • Filmi
  • Libri
  • Stil
  • Showbiz
  • Traditë
  • Revista
  • Spektakli
  • Biznes

  • Treg
  • Finance
  • Paraja
  • Turizëm
  • Bota

  • Zgjedhjet në Amerikë
  • Euroazi
  • Ballkani
  • Europa
  • Amerika
  • Lindja e Mesme
  • Administrata e re Trump
  • Inaugurimi i presidentit Trump
  • Shtëpia e Bardhë
  • Azia
  • G20
  • SHBA- RUSI
  • Lajme

  • Lajm në thellësi
  • Raport Special
  • Breaking
  • Soft News
  • Funny Story
  • Info Cafe
  • Life

  • Shëndet
  • Këshilla për jetën
  • Entertainment
  • Te çuditshme
  • Besimet
  • Weekend
  • Politikë

  • Fakti i ditës
  • Vendi
  • Europa
  • Zgjedhjet...
  • Parlament
  • Ligjet
  • Bashkimi Europian- BE
  • Kriza
  • Qeveria
  • Opozita
  • Shkencë

  • Teknologji
  • Mjedis
  • Novacion
  • Mobile
  • Weather
  • Sport

  • Vendi
  • Bota
  • Style

  • Trupi
  • Games & Puzzles
  • na ndiqni

    • Sitemap
    • Kontakt

    ©2026 Veritas. All rights reserved

     

     

    Drejtor:
    Frrok Çupi
    Email: [email protected]