Korespondentja e ABC News, në Bruksel, Erisa Zykaj, ka komentuar deklaratën e Presidentit të Komisionit Europian, se mediat e huaja që raportojnë problemin e drogës në Shqipëri “kopjojnë njëra tjetrën”. Zykaj është shprehur se nuk e priste këtë reagim nga Juncker, për këto media prestigjioze.
“Nuk e prisja kurrësesi që Presidenti i Komisionit Europian, të përdorte një gjuhë të tillë për mediat europiane, ku AFP është një referencë botërore dhe Newsweek që gëzon një reputacion serioz si media. Nuk është një deputet europian, është presidenti i ekzekutivit europian dhe në gojën e tij, këto media u reduktuan si media që kopjojnë njëra tjetrën.
Këto media në realitet raportojnë një problematikë të realitetit shqiptar, që ndikon në opinionin publik të shteteteve anëtare, nga ku aktualisht ka së paku tre shtete anëtare që janë kategorikisht kundër”, u shpreh gazetarja.