Stuhia tropikale Irma gradualisht është duke u përforcuar mbi pjesën lindore të Oqeanit Atlantik.Sipas pohimeve të Qendrës kombëtare për uragane të SHBA-së, pritet sot ose nesër të shndërrohet në uragan.

Stuhia ndodhet në rreth 770 kilometra në perëndim të Ishujve të Kepit të Gjelbër dhe është me shpejtësi maksimale të erës prej 95 kilometra në orë.

Akoma nuk është lëshuar paralajmërim për rrezik.

Qendra Kombëtare për uragane e SHBA-së, paralajmëroi se në Oqeanin Paqësor është duke u krijuar stuhia tjeter tropikale Lidia, rreth 290 kilometra në juglindje të shtetit federal meksikan Kalifornia e Poshtme, ndërsa gjatë ditëve të ardhshme pritet të shndërrohet në uragan.

Autoritetet në Meksikë lëshuan paralajmërim për stuhitë tropikale dhe mundësinë për uragane në pjesën jugore të Gadishullit të Kalifornisë së Poshtme, duke theksuar se ekziston mundësia që rajoni bregdetar dhe pushimorja Los Kabos, të goditet prej erërave të fuqishme dhe shirave të rrëmbyeshme.

Pritet qe stuhia të shndërrohet në uragan para se të mbërrijë në breg.

Stuhia është duke lëvizur drejt veriut me 11 kilometra në orë dhe me shpejtësi maksimale të erës prej 65 kilometra në orë.