Ministria e Shëndetësië bëri me dije sot se që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 803 qytetarë, por aktualisht 68 % e tyre janë shëruar.

Në të gjithë vendin aktualisht janë 229 persona aktivë me COVID 19. Zonat me më shumë raste aktive janë Tirana me 93 raste dhe Kruja me 87.

Pjesa më e madhe e të prekurve po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” gjendja paraqitet e qëndrueshme.

Aktualisht janë të shtruar 34 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.