Po kërkoni punë?  Rreth 6 mijë vende të lira ka shpallur Agjencia Kombëtare e  Punësimit dhe Aftësive  në faqen e saj zyrtare.

Përgjegjësja e Sektorit të Shërbimeve dhe Punësimit tregon se ofertat  më të shumta vijnë nga biznese  në qytetet e mëdha të vendit, Tiranë, Durrës Vlorë dhe Shkodër.

Sipërmarrësit  kërkojnë kryesisht  punonjës në moshë të re,  nga zanatçinjë e deri tek ata me diplomë universiteti.

“Nëse përpara kishim industrinë përpunuese, tani interesi është rritur në fushën e teknologjisë së informacionit, turizmit, ndërtimit.  Punëdhënësit janë gjithnë më tepër të prirur ndaj të rinjëve.”

Edhe ineresi i të rinjve është rritur.

Sipas Përgjegjëses  së Sektorit të Shërbimeve dhe Punësimit nëse më parë kërkesat për punë  ishin nga moshat 40 -55 vjeç tashmë  1/3 e tyre vjen nga ata deri në 29 vjeç.

Por kur u prezantohen kushtet e punës, jo të gjithë janë dakord me vendin e ofruar.

“Ka mospërputhje bizneset kërkojnë aftësi më të mira, punëkërkuesit mund  të mos i kenë aftësitë, por dhe dëshirën për punën që i ofrohet për shkak të orareve të zgjatura e pagave

Punëdhënësit, pasi regjistrohen i shpallin vendet e lira në portalin puna.gov.al.  Njësoj mund të bëjnë dhe të interesuarit për punë. Mjafton të hapin llogarinë e tyre dhe të aplikojnë direkt për vendin që iu intereson.