Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e së martës në një galeri kromi në Thekën të Martaneshit. Dy minatorë, me detyrë vagonistë, kanë qenë duke punuar dhe janë zënë poshtë nga një masiv shkëmbor.

Armand Peshku ka humbur jetën ndërsa është plagosur rëndë dhe po transportohet për në spitalin e Traumës Hajdar Bala. Sipas informacioneve të marra, shkak i vdekjes ka qenë një masiv shkëmbor që ka zënë poshtë minatorët.

Kanë qenë minatorë të tjerë që kanë informuar për shembjen e galerisë. Grupi i hetimor dhe Reparti i avari shpëtimit minierave bashkë me përfaqësues të firmes, kanë vajtur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nxjerrë minatorët.

Pas largimit të materialit shkëmbor, kanë bërë të mundur nxjerrjen e minatorëve, ku njëri ka dalë i pa jetë dhe tjetri në gjendje kritike për jetën./abcnews.al