Një ditë përpara seancës për dhënien e pretencës në procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij, ambasada é Shteteve tw Bashkuara nw Tiranë thotë se “mbështesim prokurorët e guximshëm që kërkojnë drejtësi, edhe kur ka rreziqe”, sipas Zwrit tw Amerikës.

Pak ditë më parë, refuzimi i një grupi prokurorësh për procedurat e zëvendësimit të kolegut që ndiqte çështjen, çoi në kërkesën për hetim disiplinor ndaj tyre nga ana e Kryeprokurores Arta Marku, ndërsa tre u transferuan jashtë Tiranës në prokurori më të ulëta.

Ky vendim u cilësua nga prokurorët si në kundërshtim me ligjin, ndërkohë që përmes një deklarate zonja Marku shpjegoi se ata kanë vepruar në kundërshtim me detyrimet e tyre kushtetuese.

Veritas.com.al/