Oficerja e policisë Arta Nazifi është arrestuar nën akuzën se ka marrë ryshfet. 47 vjeçarja kërkonte para kundrejt premtimit të lehtësimit të pozitave penale të personave që hetonte. Por më pas GJKKO ka caktuar masën “arrest në shtëpi”. Ndërkohë, po hetohet për persona të përfshirë në këtë veprimtari.

47 vjeçarja, Arta Nazif, u arrestua sot nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nën akuzën e Korrupsionit pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë – Specialistët e Drejtorisë Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” për punonjësen e policisë A.N., me detyrë Specialiste në Sektorin Kundër Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.