Shtëpia ku ka lindur Adolf Hitler në Austri është vendosur më në fund që të shembet me qëllim që të mos kthehet në një pikë përqëndrimi për neo- Nazistët.

Njoftimi u dha sot mbasdite, e Hënë, nga Ministria e Punëve të Brendshme të Austrisë.

Mbajtja më këmbë dhe e ardhmja e ish- shtëpisë së pritjes për miq, prej kohësh është kthyer në një objekt të një debati të gjërë në vend, në një “mollw sherri” mes opinioneve nëse shtëpia duhej të rrafshohej apo i duhej ndryshuar përdorimi i saj.

Më në fund erdhi vendimi për ta rrafshuar. Në këtë vendim “ndihmoi” edhe refuzimi që tregoi pronari i shtëpisë për ta shitur.

Ministri i Punëve të Brendshme, Wolfgang Sobotka tha se komiteti i ekspertëve ka vendosur që shtëpia të shembet, raportoi gazeta Austriake Die Presse.

Një ndërtesë e re që do të ngrihet në vend të shtëpisë ku lindi Hitleri, do të përdoret si objekt për qendër administrative ose edhe për qëllime bamirësie, shton gazeta (në gjuhën Gjermane)

“Shtëpia e Hitlerit do të rrafshohet. Fondacioni mund të mbetet, por një ndërtesë e re do të ngrihet. Ajo do të përdoret ose për mirësi ose për autoritetet lokale”, tha zoti Sobotka për Die Presse.

/ BBC- Veritas.com.al/