UPDATED/

Të paktën 13 persona kanë mbetur të vdekur dhe 32 janë plagosur- sipas Reuters-  pasi kamioni u fut përmes turmës në zonën e famshme turistike të Ramblas në Barcelonë.

makina u sul në zonën e këmbësorëve, duek i zënë njerëzit poshtë dhe duke i detyruar të tjerët nëpër kafene që të largoheshin menjëherë.

Policia e ka trajtuar si sulm terrorist

Media thotë se shoferi është larguar nga vendi i ngjajrjes, më këmbë.

Lajmi në fillim:

Një furgon ka hyrë përmes turmës së njerëzve në zonën turistike të Ramblas në Barcelona.

Policia spanjolle tha se disa njerëz janë plagosur në ‘përplasjen masive’, ndërsa shërbimi i urgjencës tha se po iu bën thrrje njerëzve që të largohen nga zona rreth Plaça Catalunya.

Raportimet nga skena thonë se njerëzit ishin plot e përplot rreth dyqaneve dhe kafeneve.

Agjencia Reuters raporton se shërbimi i urgjencës ka kërkuar që të mbyllen metrotë lokale dhe stacionet e  trenave.

Gazeta El Pais tha se shoferi i firgonit ka ikur me këmbë pasi vuri poshtë makinës disa njerëz.

Steven Turner, i cili punon për BBC-në në rajon, tha se“njerëz në zyrën time kanë parë makinën duke u sulur mbi njerëzit në La Ramblas.

“Kam parë tre a katër vetë të shtrirë përtokë”.

“Aty ka shumë ambulanca dhe policë të armatosur që kanë rrethuar vendin”.

Veritas.com.al/

map