Deputeti i Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku, ish-gjeneral i Ushtrisë është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Ish shefi i shtabit të përgjithshëm, akutualisht deptuet i PS-së, Bardhyl Kollçaku paraqitet në SPAK.  Burime për media bëjnë me dije se deputeti do të japë sqarime në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për një kallëzim të Artur Meçollarit, edhe ky ish shef i Marines.

Ai ka mbërritur në prokurori për të dhënë sqarime në lidhje me një kallëzim të bërë nga Artur Meçollari, ish-komandant i forcës detare që ka pretenduar për abuzime në lidhje me pronat e ushtrisë.

Bëhet me dije se po ashtu edhe Meçollari është paraqitur në SPAK