Banka e Shqipërisë thotë se ecuria e kredisë ka qenë e dobët edhe në tremujorin e fundit 2015.

Në raportin e politikes monetare thuhet se kjo ecuri e dobët e kredisë vjen, si për shkak të kërkesës së dobët nga ana e bizneseve dhe individëve,  por edhe për shkak të ofertave nga bankat. Këto të fundit janë bërë edhe më shtrënguese në dhënien e kredisë për shkak edhe të numri të lartë të kredive me problem, që zotërojnë në bilancet e tyre.

Për vitin 2016, Banka e Shqipërisë thotë se pret një rritje më të lartë të kreditimit. Këtë pritshmëri Banka e lidh me ndikimin, që pritet të japë plani i masave për zgjidhjen e problemit të kredive të këqija, të cilat do të çlirojnë bankat në kredidhënie.

Bankat presin gjallërim më të madh të kërkesës për kredi nga ndërmarjet e vogla dhe të mesme, gjatë tremujorit të parë të vitit.

Për individët, Bankat shprehen se standardet e kredisë do të vijojnë të lehtësohen, si për financimin e blerjes së banesës, ashtu edhe për kredinë konsumatore.