Horoskopi javor nga 30 Dhjetori 2019 deri më 5 Janar 2020: vazhdon momenti interesant për Bricjapët, ndërsa Peshqit janë më dyshues dhe konfuzë se zakonisht

Nga: Francesco Russo

Dashi

Një horoskop më energjik, por akoma me disa pengesa për të kapërcyer, që parashikohet nga yjet për ata që kanë lindur në shenjen e Dashit. Sfera e çiftit garanton grintë më të madhe, veçanërisht në anën fizike të marrëdhënies, dhe nuk do të mungojnë momente romantizmi të pëlqyeshme.

Ndërsa, në punë, ndonjë tension i tepërt mund të inaugurojë vitin e ri.

Demi

Javë interesante, por akoma jo maksimumi i mundësive të shenjes, ajo që vjen për ata që kanë lindur në shenjen e Demit. Ambienti i dashurisë garanton nje komunikim më të mirë me partnerin, por mund tju mungoje përqendrimi i duhur në anën më intime. Në fushën profesionale, ndërkohë, është e nevojshme të “vesh bast” mbi një projekt të ardhshëm.

Binjakët

Shtatë ditë romantike, por edhe pak dyshuese, ato të parashikuara nga yjet për të lindurit në shenjen e Binjakëve. Sfera e dashurisë shfaqet shumë e keqe, por në anën fizike të marrëdhënies mund të ndodhi ndonje pengese. Ndërsa, në frontin e karrierës, është koha për të investuar në një projekt që mund të sjellë fryte që me fillimin e pranverës.

Gaforrja

Një horoskop akoma bajat, ai i parashikuar nga yjet për ata që lindën në shenjen e Gaforres. Sfera e dashurisë mund të kërkojë disa përpjekje shtesë në frontin e komunikimit, me partnerët që nuk janë të prirur për dialog. Përkundrazi, përmirëson anën më fizike të marrëdhënies. Në punë, ndërkohë, kërkohet përqendrimi maksimal për të zgjidhur një problem të kohëve të fundit.

Luani

Javë mjaft e qëndrueshme, por me ndonje tronditje të vogel në mardhenie, ajo qe kane dashur yjet për të lindurit ne shenjën e Luanit. Konteksti i çiftit mund të dëshmojë se është pak romantik, një fakt që do t’i detyrojë partnerët të angazhohen më shumë në frontin e dialogut. Në punë, ndërkohë këshillohet të shmangni diskutimet e gjata, veçanërisht me eprorët të cilët nuk janë të prirur të dëgjojnë.

Virgjeresha

Shtatë ditë ende interesante, ato të parashikuara nga yjet për të lindurit në shenjën e Virgjëreshës. Ana dashurore rezulton paksa e shperqendruar, megjithatë partnerët mund të përfitojnë nga një aftësi komunikimi më e mirë sesa në javët e kaluara. Ndërsa, në punë do të merren stimuj të rëndësishëm për të përfunduar një projekt, edhe nga këndvështrimi ekonomik.

Peshorja

Një horoskop me ulje-ngritje, por pa shqetësime të tepërta, ai i parashikuar nga yjet për ata që kanë lindur në shenjen e Peshores. Mjedisi i marrëdhënies kërkon vëmendje më të madhe, veçanërisht në pjesën më pasionante të çiftit. Sidoqoftë,nuk do te mungoje një shtytje e re për të forcuar themelet e histories se marrdhenies . Ndërkohë, në zyrë, është mirë të mos ngrini diskutime të panevojshme.

Akrepi

Shtatë ditë premtuese, por akoma me disa vështirësi, ato që dëshirojne yjet për Akrepin. Jeta në çift rezulton akoma shumë pasionante, veçanërisht në anën më fizike të marrëdhënies, ndërsa përmirëson ritmin komunikues midis partnerëve. Në zyrë, ndërkohë, është e nevojshme të filloni vitin me një qëllim afatgjatë.

Shigjetari

Jave me ulje ngritje, ajo e premtuar nga yjet për ata që kanë lindur në shenjen e Shigjetarit. Jeta në çift kërkon një impenjim më të madh, veçanërisht për të kuptuar nevojat e partnerit, megjithatë mund te shtohen surprizat që vijnë për anën më fizike të marrëdhënies. Sfera profesionale, nga ana tjetër, kërkon vëmendje të madhe për të mos ndërmarrë hapa false.

Bricjapi

Horoskopi akoma imponues, ai qëdëshirojne yjet për të lindurit në shenjen e Bricjapit. Mjedisi dashuror do të shohë një evolucion të rëndësishëm gjatë kësaj jave, në veçanti në frontin më komunikues të marrëdhënies. Në frontin profesional, ndërkohë, do të fillojnë të arrijnë përmbushje të rëndësishme, veçanërisht nga pikëpamja ekonomike.

Ujori

Shtatë ditë plot emocione, ato të parashikuara nga yjet për të lindurit në shenjen e Ujorit. Romantizmi vazhdon të garantojë një bashkim të fortë brenda çiftit, por mund te mungoje një moment më fizik midis partnerëve. Sidoqoftë, në anën profesionale, është e rëndësishme të mendoni për një ndryshim të kursit për këtë 2020 të re.

Peshqit

Jave me dyshime, por edhe me kënaqësie të vogla, ajo e dëshiruar nga yjet për të lindurit në shenjen e Peshqve. Jeta në çift rezulton shumë intime dhe e grintoze, por do jenë beqarët ata që do të lëshohen ne aventurat e një-nate te vetme. Në punë, ndërkohë, një ndjenjë pakënaqësie nuk duhet të limitojë veprimin, është koha për të treguar vlerën e vërtetë.

Veritas.com.al/