Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi se duke nisur nga data 1 korrik, programi “Dyfisho Ndërmarrjen Tënde” do të hapë zyrtarisht dyert për bizneset në të gjithë vendin, duke ofruar një mundësi të re financimi për zgjerimin dhe zhvillimin e aktivitetit të tyre.
Për gazetarët, Ibrahimaj u shpreh falë bashkëpunimit me Bankën e Shqipërisë, e cila ka vënë në dispozicion të qeverisë shqiptare një fond prej 250 milionë eurosh, ndërmarrjet do të kenë akses në financime me norma interesi të favorshme, që variojnë nga 2 deri në 3 për qind.
“Programi dyfisho ndërmarrjen tënde do të hapë dyert nga data 1 korrik. Bizneset nga të gjitha qarqet e vendit të informohen dhe të financohen nga ky instrument, falë bashkëpunimit me Bankën e Shqipërisë, që i ka vënë në dispozicion qeverisë shqiptare 250 milionë euro. Bizneset do financohen me një normë 2-3 përqind. Bizneset duhet të informohen për potencialin që ka ky program. Është e rëndësishme të ketë informim dhe transparencë lidhur me këtë program. Bizneset do marrin financimin e duhur me norma të ulëta interesi”, theksoi ajo.
Komente