12 Qer 2020
“I dyshuari për Covid u ul në restorant dhe priste përgjigjen”/ Daja: Këto janë të rrezikshme!
Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja ka deklaruar për “Abc e mëngjesit” se qytetarët nuk respektojnë masat për COVID-19. Ajo tregoi se edhe në rastet kur dyshohet se janë të infektuar, ata nuk vetëizolohen në banesat e tyre. Ajo tha se ka pasur raste kur persona të dyshuar për Covid, testohen dhe presin përgjigjen nga restoranti, ku janë ulur në një tavolinë edhe me persona të tjerë.
“Pjesa më e madhe e personave që kemi aktivë, janë asimptomatikë. Ne nuk e dimë akoma a krijon imunitet virusi.
Nga të gjithë artikujt që kemi lexuar kemi kuptuar se disa persona bëhen imunë por nuk e dimë sa zgjat kjo. Ne po bashkëjetojmë me virusin, dhe ka persona që nuk ka asimptomatikë por problemi nuk është tek ata por te njerëzit e moshuar që ata kanë në familje. Problemi qendron se nga ajo që ka ndodhur në Itali dhe Spanjë, mund të ndodhë edhe këtu. Ne përpiqemi që rasti i infeksioneve të jetë i ulur, dhe të mos e transmetojmë virusin tek prindërit tanë.
Unë e dëgjova kryeministrin dhe në njëfarë mënyrë ka të drejtë.
Një person me shenja klinike që mund jetë me Covid sjell analizën dhe kur ne e marrim në telefon dhe ai është në një restorant me 10-15 persona të tjerë. Kryeministri ka dalë shumë i revoltuar dhe ka shumë të drejtë. Ka pasur raste kur 18-vjeçarë janë pozitivë dhe ne i kemi thënë që të qëndrojnë në shtëpi, dhe kanë dalë për kafe me shokët dhe shoqet”, tha Daja.
Ndërkohë, ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar me koronavirus 44 persona.Mes të infektuarve 9 janë personel shëndetësor.
Më tepër
Media franceze: Shqipëria është kthyer në fiksimin e ri të turistëve.
Kaos nga protestat në Francë, mbi 5 mijë të arrestuar
Anëtarësimi në BE, Shqipëria mbyll një tjetër kapitull / Një hap më pranë BE, mbyllet “Biznesi dhe Politikat Industriale”
Kos për Corriere della Sera: Shqipëria dhe Mali i Zi në krye të procesit të zgjerimit të BE-së.
“Merz dhe Europa duhet të rigjejnë guximin e Helmut Kohl” – Anëtarësimi në BE, Rama: Shikoni Ukrainën, ajo që po i premtohet është gënjeshtër
Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter
Rama thirrje investitorëve e huaj: Mos e humbisni mundësinë për të investuar në Shqipëri.
“Prania Besnike” rikthehet sot, Rama ndan lajmin: Dëgjesa dhe përgjigje me qytetarët në orën 17:00 në të gjithë vendin
Protestat në Tiranë, Rama ironizon demokratët amerikanë: Nëse nuk mund ta mposhtni Trumpin në SHBA, mos ejani tek ne për t’u hakmarrë
“Ju lutemi, votoni për ne”, Trump: Nëse nuk fitojmë në nëntor, demokratët do më shkarkojnë.