Reshjet e shumta të shiut dhe të borës kanë shkaktuar rrëshqitjen e tokës në Orosh të Mirditës gjatë natës. Rrëshqitjet kanë prekur 10 shtëpi.

Katastrofa njerëzore është shmangur, pasi banorët ishin evakuar vetë një ditë më parë, të paralajmëruar për rrezikun vdekjeprurës nga Emegjenca Civile.

Toka vazhdon të rrëshqasë  edhe sot pasi reshjet janë dendura. Institucione të pushteit lokal dhe forca të ushtrisë ndodhen në zonë për ndjekur situatën.

Veritas.com.al/