Ndërsa Festivali Vjetor i Filmit në Kanë është mbyllur, redaksia e kulturës e BBC ka diskutuar rreth filmave më të favorizuar dhe për të cilat mendojnë se do të fitojnë “Palmën e  Artë”.

Filmi i ri i regjisorit Austriak, Michael Haneke me titull “Happy End” një nga hitet më të mëdhenj me përzierje nga referencat e filmave më të hershëm të tij, duke përfshirë edhe filmat ‘Caché’, ‘Amour and Funny Games’. Sipas editorit të BBC, Matthew Anderson dhe shkrimtarit e transmetuesit Agnès Poirier, ky është filmi më i mirë i shfaqur në konkurrimin e këtij viti.

Por cili do të fitojë çmimin kryesor, Palma e Artë?!… Për  Agnès dhe Matthew, regjisori Rus Andrey Zvyagintsev ka shanset më të mirë për filmin e tij ‘Loveless’ , me impresionet që ai shfaqi në fillim të këtij festivali.

Veritas.com.al/