Gjatë ndeshjes së ekipit kombëtar shqiptar të futbollit me ekipin e Francës, në vend të himnit kombëtar shqiptar është dëgjuar në stadium himbi i Angolës, një vend gjysmë saharian në Afrikën e Jugut.

Skandali ka nxitur një korrespondencë mes presidentit të Francës Macron dhe kryeministrit shqiptar, Rama.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron i ka përcjellë një mesazh kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar ndjesë për atë që ai e ka quajtur ‘gabim të patolerueshëm’ të Federatës Franceze të Futbollit mbi ngatërrimin e himnit shqiptar!

Presidenti Macron ka vlerësuar reagimin e lojtarëve shqiptare dhe ka thënë se e konsideronte sidoqoftë të nevojshme, shprehjen e një ndjese të sinqertë.

Kryeministri Rama e ka çmuar gjestin e Presidentit të Francës, duke e falënderuar atë për mesazhin e tij të ndjesës, pavarësisht se gafa e papranueshme është bërë nga Federata Franceze e Futbollit.

Veritas.com.al/