Gjykata e posaçme nisi seancën paraprake për ish kreun e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Në këtë seancë pritet të shqyrtohet kërkesa e SPAK për të kaluar dosjen për gjykim për ish-kryetarin e bashkise se Durresit Vangjush Dako dhe zyrtaret e tjerë nën akuzë për shpërdorim detyre.

Dako akuzohet për “Shpërdorim detyre” në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatesh dhe shpërdorim të fondeve publike në procedurën e prokurimit për ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet.

Në përfundim të hetimeve paraprake të SPAK ka rezultuar se Dako ka kryer veprime në kundërshtim me kompetencat e kryetarit të bashkisë në miratimin e lejes së ndërtimit në favor të shoqërisë “Fakle sh.p.k’, pasi Dako dhe zyrtarët e kësaj bashkie i përpiluan dokumentet dy vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe banorët banonin në pallatin në fjalë.