Një operacion anti-drogë është zhvilluar në Tiranë. Aktualisht, janë vendosur 31 masa sigurie “arrest në burg”.

ABC News mëson se gjatë operacionit, janë sekuestruar 2 kg kokainë dhe 60 kg hashash.

Operacioni është kryer për goditjen e disa grupeve kriminale, të përfshira prej kohësh në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Hetimet kanë nisur prej disa muajsh nga sektori i Antidrogës së Tiranës. Deri më tani, nuk ka sasi lëndësh narkotike të sekuestruara nga policia, pasi operacioni është duke u vijuar.

Gjatë hetimeve, Antidroga e Tiranës ka përdorur edhe metoda proaktive.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *