Kryenegociatorja e Shqipërisë për integrimin europian, Majlinda Dhuka, po prezanton këtë të martë një bilanc të procesit të negociatave me Bashkimin Europian për vitin 2025 dhe katër muajt e parë të vitit 2026.
Gjatë fjalës së saj, Dhuka u ndal te kushtet për mbylljen e negociatave dhe progresi i bërë nga Shqipëria në fusha kyçe si shteti i së drejtës, lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe të drejtat e njeriut.
Ajo theksoi se vendi ka hyrë tashmë në një fazë intensive përgatitjesh teknike për mbylljen e negociatave, duke nisur me 10 fushat e para, ndërsa puna vijon paralelisht në të gjitha 31 kapitujt negociues.
Sipas kryenegociatores, një tjetër fokus i rëndësishëm mbetet forcimi i strukturës negociuese dhe rritja e kapaciteteve institucionale, duke përfshirë rolin e pushtetit qendror, si edhe konsultimin dhe dialogun social për nismat që lidhen me procesin europian.
Dhuka nënvizoi se ritmi i reformave dhe bashkëpunimi ndërinstitucional mbeten elementë kyç për avancimin e mëtejshëm të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Komente