Lamtumira e kombit amerikan për George H.W. Bush filloi të Hënën, ndërsa presidenti i 41- të u nis nga Texas në udhëtimin e fundit për në Uashington, ku trupi i tij do të shtrihet në rotondën e selisë së Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

Bush vdiq ditën e Premte në moshën 94 vjeç, në shtëpinë e tij në Houston — “në një situatë të butë e të paqtë”, tha miku i tij për një kohë të gjatë, James Baker.

Presidenti Donald Trump – i cili shpesh herë është përplasur me familjen Bush- ka deklaruar ditën e Mërkurë si ditë kombëtare zije, dhe ka në plan që të marrë pjesë në funeral bashkë me gruan e tij, Melania.

Bush do të nderohet për katër ditë me shërbesa dhe homazhe në Uashington dhe Texas, ku do të varroset të Enjten.

Veritas.com.al/