ISIS i lutet Zotit që “të rrisë mundimin e koronavirusit tek jobesimtarët” ndërsa krenohet duke thënë se “kombet e kryqëzatave” janë detyruar të tërhiqen për shkak të pandemisë.
Shteti Islamik ka lëshuar një botim të ri në një gazetë pas një artikulli të mëparshëm që udhëzoi anëtarët se si të mbrohen nga përhapja e virusit.
Ata i bëjnë thirrje Zotit që të shtojë mundimin kundër çdo kombi jobesimtar dhe t’i mbrojë besimtarët nga çdo dëm.
“Ne i kërkojmë Zotit të shtojë mundimet e tyre dhe t’i shpëtojë besimtarët nga gjithçka”
“Zoti është i ashpër me ndëshkimet ndaj atyre që nuk i binden dhe rebelohet, dhe i mëshirshëm ndaj atyre që i binden dhe besojnë se Ai qëndron mbi ta”, thuhet në këtë botim.
Një javë më parë ISIS lëshoi një listë me “direktiva fetare” për besimtarët sesi të mbrohen nga ky virus, thuajse të njëjtat këshilla të shpërndara nga OBSH, por gjithashtu përfshin direktiva të tilla si “besoni në Zotin dhe kërkoni strehim tek ai”. Xhihadistëve iu tha gjithashtu se “sëmundjet nuk godasin vetvetiu por me urdhrin dhe dekretin e Zotit”.
Ndërsa ISIS ka humbur pothuajse të gjithë të ashtuquajturat kalifat në Lindjen e Mesme, mendohet se ende mban territore në Irak dhe Siri.
Qeveria e Sirisë ka konfirmuar rastin e saj të parë të koronavirusit, një 20-vjeçare e cila ndodhet në karantinë. Virusi po përhapet gjithashtu në Liban dhe Irak. Ky i fundit ka 233 raste të konfirmuara dhe 20 viktima.