Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Uzinën e Çekinit të Gramshit (ish-uzina mekanike e Armëve), ku katër shtetas të dyshuar rusë kanë sulmuar me armë kimike ushtarët që ishin aty.

Tre ushtarë kanë mbetur të plagosur, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Fatkeqësisht solucioni i hedhur i ka kapur sytë, për pasojë rrezikojnë të verbohen. Ata janë nisur drejt spitalit të Tiranës.

Nga informacionet e deritanishme të siguruara nga “Top Channel” bëhet me dije se tre prej ruseve (të dyshuar) janë kapur nga policia.

Aktualisht po kërkohet për personin tjetër (dyshohet femër), ndërsa FNSH është nisur drejt vendngjarjes.