Një raport që mban firmën e vetëm një personi, Blendi Kajsiu, i cili jeton prej disa vitesh në Kolumbi, është servirur në media si qëndrim i institucionit ndërkombëtar Freedom House. Në fakt, Freedom House thekson në raport se mendimet e shprehura përfaqësojnë pikëpamjet e hartuesit të dokumentit, pra Blendi Kajsiut dhe jo ato të organizatës.

Por qëndrimet personale të pedagogut që jeton në qytetin e Medelin në Kolumbi, nga një pjesë e medieve në Tiranë janë prezantuar se “fakte” dhe “dokumente”. Në mënyrë të veçantë, një pjesë medieve ndalen në pjesët ku Blendi Kajsi jep mendimin personal për Presidentin e Republikës. Media sjellë si “fakte” qëndrimet personale të Kajsiut, ndërsa ky i fundit citon në raport si “fakte” lajme portalesh anonime në Tiranë dhe komente adresave të paverifikuara në Facebook.

Për detajet e këtij raporti që prezantohet me pikëpamjet e Blendi Kajsiut ka reaguar sot Emiljano Aleksi, këshilltari i Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Në një koment në Facebook, Aleksi thekson faktin se raporti është shkruar nga një shqiptar që jeton prej kohësh në Kolumbi dhe ka informacionet janë marrë në mënyrë selektive nga interneti.

Veritas.com.al/