Të martën e 19 tetorit është nënshkruar memorandumi tre palësh mes Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për sa i përket “Korridorit 8”.

Nënshkrimi u krye në Sofje, ku e pranishme ishte ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku,

Kjo e fundit e ka cilësuar projektin si një nga më të rëndësishmit për “zhvillimin e Ballkanit Perëndimor”.

Balluku  në fjalën e saj ka theksuar se bashkëpunimi trepalësh është një mënyrë për të ndikuar në investimet financiare evropiane në mbështetje të këtyre projekteve.

“Nënshkrimi i memorandumit në Sofje për transportin e qëndrueshëm në ‘Korridorin e 8’ është një hap i rëndësishëm bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Bullgarisë”, u shpreh ajo.

Ministrja ka shtuat se është diskutuar për një agjendë të përbashkët për promovimin e korridorit si një agjendë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik jo vetëm për vendet përkatëse, por dhe vendeve tjera.