Nga: Edi Rama

Kultivimi i kanabisit është ulur me herë dhe ky rezultat spektakolar ka nxitur edhe përfshirjen e vetë BE-së me një fond mbështetjeje për zgjatjen me 1 muaj të kohës së fluturimeve për kontrollin e territorit. Ky është një sukses shumë i rëndësishëm por edhe një shembull shumë kuptimplotë sesa shumë mund të bëjë Policia e Shtetit dhe sa shumë mund të bëhet nëpërmjet bashkëveprimit të agjensive ligjzbatuese.

Pra, tani kjo qaje duhet çuar tek asetet kriminale.

Fakti që Policia nuk merret më me prerje bimësh, por me imponimin e ligjit është një mësim i madh entuziast dhe sukses në planin kombëtar që duhet parë vetëm si një hap, jo si e gjithë lufta që duhet të bëjmë për të hequr jo Shqipërinë nga harta e vendeve që kultivojnë dhe janë vende origjine të kanabisit, por një hap i parë për të kuptuar sesa shumë mund të bëhet në këtë drejtim.

Burimet financiare të konsiderueshme të krijuara, tek lidhjet e krijuara brenda dhe jashtë vendit nga rrjtet dhe grupet kriminale dhe goditja e shkatërrimi i tyre nuk mund të kuptohet pa goditjen e aseteve të tyre. Dhe kjo është pjesa e rëndësishme. Pra, çrrenjosja e kësaj fare të keqe nga territori i vendit nuk mund të konsiderohet i plotësuar.

Ndaj Policia, SHISH, Prokuroria e Përgjithshme, Drejtoria e Pastrimit të Parave, Doganat, tatimet të intensifikojnë veprimet për të organizuar në mënyrë profesionale të gjithë këtë burim informacioni për të intensifikuar përpjektet e përbashkëta edhe me partnerët për të gotur këto rrjete dhe organizata. Të kalojë në skaner të hollësishëm, pasuria e çdokujt që nuk ka një burim të qartë pasurie: çdo biznes çdo makinë luksi që i bën karshillëk të rinjve tanë që duan punën dhe komunitetit të ndershëm, me automjete që sfidojnë inteligjencën e çdo njeriu që ka sytë në ballë. Kjo është lehtësisht e verifikueshme.”

*Fjala e kryeministrit Rama në mbledhjen e Task Forc