Nga: Vittorio Sgarbi/

Edhe kur s’ka probleme, në Sicili, i krijojnë ato. Nuk mjafton mafja dhe anti-mafia, papunësia dhe prishja e peizazhit, parlamentarët dembele të Asamblesë rajonale po luajnë me trajtimin e ligjit si ato qe imponojnë detyrimin për të deklaruar përkatësinë e deputetëve dhe këshilltarëve rajonalë në logjet masonike dhe të ngjashme.

Propozuesi është Claudio Fava, te cilit i pëlqen te ngatërrojë shoqatat kriminale me lirinë e shoqatave fetare, kulturore, politike e parashikuar ne nenin 18 të Kartes Konstitucionale. Një arbitraritet i tillë ishte tentuar në Marche dhe menjëherë u shpall i paligjshëm nga Këshilli i Shtetit. Në fakt, norma diskriminon pjesëmarrjen ne Masoneri nga çdo tjetër për të cilën nuk kërkohet asnjë deklaratë. Ligjet e veçanta bien erë të shtetit policor dhe diktaturës.

Dhe poshtërojnë një përkatësi sikur ajo vete të ishte një krim. Krimi presupozon një përgjegjësi individuale. Masoneria ka një histori të lavdishme që nuk mund të njolloset nga çrregullimet e persekutimit te një Fava, ndjekur nga parlamentare te hutuar dhe oportuniste, pa asnje respekt për historinë dhe për lirinë e ideve,  pa bërë asgjë penalisht rilevante.

Të jesh Mason nuk do të thotë të jesh kriminel. Te anëtarësuarit në Grande Oriente d’Italia, edhe për statusin e brendshëm, duhet të kenë të njëjtat detyrime në lidhje me ligjet e shtetit, me “bindjen e detyruar dhe vëmendje skrupoloze ndaj Kushtetutës se Shtetit demokratik dhe te Ligjeve që ata vete aspirojnë » . Faji i vërtetë është ta injorosh atë.

Veritas.com.al/