Personi në foto është Edmond Jatagani, personi që alarmoi Policinë e Tiranës duke dhënë alarm të rremë për bombë në shkollën “Emin Duraku”.
Antiterrori ka përgjuar numrin e denoncuesit ku u zbulua se pas telefonatës ishte Edmond Jatagani, i cili më pas u arrestua nga policia, raporton gazetari Igli Çelmeta nga A2News.
Personi i arrestuar dyshohet se kishte për qëllim krijimin e panikut dhe sipas policisë rezulton një nga pjesëmarrësit më aktiv në protestë.
Në këto foto shihet Jatagani duke mbajtur fjalën në një nga protestat qytetare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Komente