Forcat e policisë kanë vënë në pranga mbrëmjen e sotme ish-shefi i stacionit policor të Dhërmiut, Sokol Bode.

Bode akuzohet si një nga ish-zyrtarët e policisë, ku bëjnë pjesë edhe Jaeld Çela e Gjergj Kohila, që ishte pjesë e aktiviteteve kriminale të grupit të Habiljave, në veçanti trafikun e drogës ne drejtim të Italisë.

Në prillin e këtij viti, GJKKO e dënoi Boden me 12 vite burg në mungesë, por nga gjykimi i shkurtuar denimi iu  ul në 8 vjet