Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen po përgatiten për debatin një për një të Televizionin Francez për presidencialet e Francës. Të dy ndodhen në betejën për të rritur stekën ndaj njëri tjetrit.

Pritet që debati i tyre të zgjasë më shumë se dy orë, sot e Mërkurë, në përballjen finale para votimit të të Dielës në balotazh.

Sondazhet e fundit tregojnë se Macron ka një pozitë më të fortë duke kryesuar mbi rivalen e tij të krahut të djathtë Le Pen.

(Gazetarët Christophe Jakubyszyn, në të majtë, dhe Nathalie Saint-Cricq- duke pozuar të Martën në 2 Maj, 2017, në La Plaine Saint Denis, jashtë Parisit, në studion televizive ku kandidatët presidencial do të debatojnë sot e Shtunë, katër ditë para votimit për raundin e dytë).

/Veritas.com.al/