(FOTO: Pamje nga hyrja e tunelit të Kërrabës)

Një njoftim i Policisë iu bën me dije qytetarëve se do të mbyllet përkohësisht tuneli i Qafë Kërrabës, Tiranë- Elbasan. Nuk dihet sa kohë do të qëndrojë i mbyllur tuneli, por merret vesh se kjo masë merret “kundër akteve terroriste” që mund të rrezikojnë ndeshjen e futbollit Shqipëri- Izrael, që luhet në “Elbasan Arena”.

Kjo masë ekstreme merret në kushtet kur Shqipëria është kërcënuar disa herë nga militantë të ISIS, madje mesazhe të përhapura edhe në gjuhën shqipe nga shqiptarë etnikë që janë rekrutuar si ushtarë të ISIS. Veç kësaj, barrën e rrezikut terrorist Islamik e shton më shumë faktin se këtu do të luajë ekipi i Izraelit- një shtet armik i përjetshëm me botën Islame.

Në Shqipëri tashmë janë instaluar edhe rreth 3 mijë muxhahidinë, të njohur si luftëtarë të dhunshëm në Iran.

/Veritas.com.al/