Nga Laert Skiro/

Ministri i brendshëm i periduhës së fundit të komunizmit, një nga periudhat kur regjimi u egërsuar dhe godit më egër, zoti Gramoz Ruçi (sot kryetar i Kuvendit) u ngjit në postin e lartë të Ministrit të Brendshëm. Ngjitja në një post si ky ishte jo vetëm shpërblim nga Partia, por ishte thirrje e regjimit të diktaturës ndaj njerëzve që i vlerësonte më të pamëshirë ndaj kundërshtarëve për të mbrojtur regjimin e diktaturës. Atëherë sapo kishin nisur protestat masive kundër regjimit komunist, të prira nga studentët e Lëvisjes së Dhjetorit.

Ishte krijuar edhe partia Demokratike, që kishte misionin e përmbysjes së komunizmit. Regjimi i Tiranës, ndryshe nga klikat komuniste në Lindjen ‘e kuqe’ po rezistonin në kundërshtim me lqvizjet politike, me kërkeat për pluralizëm politik dhe për liri e demokraci.

Njëerëzit e kupolës komuniste u vunë para dilemë: “Ta mbrojnë pushtetin me gjak, apo të lejojnë pluralizmin politik?!”. Në pjesën më të madhe të kohës fitoi alternativa “Ta mbrojmë me gjak”. Shumica e PolitByrosë ishte për krijimin e brigadave të Kuqe nga populli dhe angazhimin e Ushtrisë kundër popullit protestues.

Zgjedhjet e para pluralsite që u zhvilluan nga Partia e Punës (Komuniste) i dhanë edhe një herë krahë regjimit që të ‘mbronte pushtetin me gryën e pushkës’. Ashtu sikurse thuhet edhe në letrën e Gramoz Ruçit- ministër i Brendshëm, se ‘forcat e policisë po veprojnë me agjitacion ose nuk po ndërhyjnë fare. Pas 31 marsit këto janë të gabuara” shkruhet në letrën e Ruçit.

Urdhri i Ruçit eshte leshuar me 2 Prill 1991.

Më 2 prill, vetëm dy ditë pas 31 Marsit të zgjedhjeve pluralsite, forcat e sigurimit të shtetit, që drejtoheshin nga Gramoz Ruçi, vranë në Shkodër katër aktivistë të Lëvizjes për Demokraci, të kryesuar nga Arben Broci- një nga studentët e Dhjetorit që kërkoi pluralizmin politik deri të Presidenti i Republikës.

“Për të vepruar me focën e shkopit nuk ka nevojë të pyes përgjegjësin”- shruan Gramoz Ruçi. Me këtë mënyrë, zoti Ruçi iu bënte thirrje forcave të Sigurimit të Shtetit, ushtrisë dhe Policisë që të goodisnin ‘pa urdhër’, ‘kudo që të ndodheni’ ‘kundër kujtdo që gjendet në pozita anti- regjim’, dhe ‘pa gjyq’.

Në fund të regjimit komunist sillet në skenë sjellja barbare e regjimit të diktaturës e ‘pushkatimeve pa gjyq’. Ministri Ruçi urdhëronte “goditni pa pyetur përgjegjësin’ që do të thotë pa pyetur ligjin, gjykatën, drejtësinë…

“Zini lartësitë!”, urdhëron Ruçi forcat e Sigurimit të Shtetit. “Zini lartësitë dominuese me qitës të përgatitur!”, urdhëron ministri Ruçi. Minsitri i kohës ka aplikuar edhe metodën ‘qëllo pa u dukur’ njësoj siç u vranë katër dëshmorët e Demokracisë në Shkodër më 2 prill 1991. Asnjëherë nuk u gjet se nga erdhi plumbi. “Qitësit e përgatitur” kishin zënë lartësitë- sipas porosisë së ministrit, ndëra këta përtokë që “përlesheshin me turmat të vijnë të pa armatosur”, urdhëron ministri Ruçi.

Çdo kriminalist i thjesht sot kupton skemën e vrasjeve me urdhër nga Ministri. Kështu u vranë katër deshmorët e Demokracisë në Shkodër. Ndersa ministri eshte ne krye te Kuvendit te Shqiperise, ose president i dyte i Republikes.

Veritas.com.al/

auto_ruci1492162622