Paratë ishin dërguar në konsullatën e Venezuelës në Milano. Destinacioni? Sipas “Abc” ishte Casaleggio, i madhi

Matteo Carnieletto

Bomba u shperthye nga Abc: me një artikull të titulluar Chavizmi financoi Lëvizjen 5 Yje që sot qeveris në Itali.

Një histori e vërtetë spiunazhi që fillon në vitin 2010, kur Nicolas Maduro do të dërgonte 3.5 milion dollarë në konsullatën Venezueliane në Milano për të financuar partinë e themeluar nga Beppe Grillo dhe Gianroberto Casaleggio. Në të vërtetë, sipas Abc, Casaleggio do të ishte destinacioni final i parave të dërguara nga Caracas.

Por le ta varrosim nastron për një moment dhe të kthehemi në 2010. Në atë kohë, Hugo Chavez ishte akoma në pushtet, i cili do të vdiste tre vjet më vonë, dhe Maduro ishte Ministër i Jashtëm. Lëvizja me 5 yje lindi vetëm një vit më parë kur, siç thekson Repubblica, “u paraqit për herë të parë në zgjedhjet administrative”. Dokumenti i shërbimit sekret Venezuelas i publikuar nga Abc është në datën 5 korrik dhe thotë se paratë do të ishin dërguar “me siguri” falë një valixheje diplomatike të inteligjencës ushtarake të udhëhequr nga Hugo Carvajal, siç thekson Formiche. Tani Carvajal po hetohet nga sistemi Amerikan i drejtësisë për krime që lidhen me trafikun e drogës dhe shitjen e armëve te FARC kolumbiane. Objektivi i Caracas, thuhet në dokumentin e publikuar nga Abc, ishte të financojë një “lëvizje të majtë revolucionare dhe antikapitaliste në republikën italiane”.

Si mbërritën paratë në Itali

Sipas rindërtimit të siguruar nga Abc, paratë e nisura nga Caracas dhe mbërritur te Casaleggio vinin nga “fondet e rezervuara të administruara nga Ministri i atëhershëm i Brendshëm Tareck el Aissami” – sot ai është ministër i naftës, Ed.) – dhe një nga njerëzit më të rëndësishëm në rrethin e Maduros. Figura e Aissamit nuk është pa hije.Në vitin 2017, në fakt, Departamenti i Thesarit i SHBA e goditi atë me sanksione sepse u përfshi në një xhiro (të madhe) droge.

Pastrimi i parave është gjithashtu midis akuzave kundër Aissamit. Paratë, para se të mbërrinin te Casaleggio, kishin kaluar nga duart e Gian Carlo di Martino, që nga 12 Prill 2010 konsulli i përgjithshëm i Republikës Bolivariane të Venezuelës në Milano. Të gjithë personazhet e lidhur me këtë histori – Vito Crimi (drejtuesi i M5S), ish-drejtuesi politik Luigi Di Maio, Di Martino, Grillo, Aissami dhe Maduro – kanë vendosur të mos i përgjigjen pyetjee te parashtruara nga Abc. Burime diplomatike të cituara nga Repubblica replikojnë se dokumenti i publikuar nga Abc paska qenë fallco.

Një valixhe prej 3.5 milion

Por si lindi dokumenti i publikuar nga gazeta spanjolle që do të gozhdonte grillinet? Gjithçka do të rrotullohej rreth një aksidenti që do të ndodhte brenda konsullatës, kur një zyrtar kishte gjetur valixhen që përmbante 3.5 milion dhe do ta sillte në vëmendjen e Carvajal të lartpërmendur. Kjo e fundit do t’i kishte kërkuar Caracasit më shumë informacion, duke e gjetur të bazuar. Nuk është për t’u habitur, dokumenti përfundon duke thënë se “udhëzime gojore i janë dhënë zyrtarit tonë në Itali, në mënyrë që të mos vazhdojë raportimin për këtë çështje, e cila mund të bëhet një problem diplomatik (midis Italisë dhe Venezuelës)”. Probleme diplomatike që tani janë bërë realitet. Në dritën e këtij “donacioni” mund të lexohet mbështetja grilline për Maduron dhe neveria e tyre ndaj Juan Guaido.

Caracas (dhe M5S) mohon

Një burim diplomatik i dëgjuar nga AdnKronos tha se ajo që Abc ka paraqitur është “një dokument i rremë, ka shumë pika që kundërshtohen në një notë që është e rremë dhe e falsifikuar”. “Ministria e Jashtme do të ndërmarrë veprime juridike kundër gazetës”, tha burimi, duke kujtuar se e njëjta gazetë, në vitin 2016, shkroi të njëjtat gjëra në lidhje me lëvizjen spanjolle Podemos, duke pretenduar se kishte marrë një financim prej 7 milion eurosh . Në lidhje me këtë, Davide Casaleggio, djali i Gianrobertos, gjithashtu ndërhyri duke thënë: “Të gjitha krejtësisht të rreme. Eshtë një lajm i rremë që ka dalë disa herë, i fundit në vitin 2016. Tani do të kalojmë nga mohimet në padi”.

Në këtë rast, vlen të përmendet se dokumentet në lidhje me aktivitetet e inteligjencës, duke supozuar se ai i botuar nga Abc nuk është i vërtetë, përveç nëse është vetë inteligjenca që dëshiron t’i lëshojë ato. Mbetet të kuptohet pse raporti që gozhdon Lëvizjen ka dalë vetëm tani …

VERITAS.COM.AL