Është ndarë sot nga jeta në moshën 70-vjeçare humoristi nga Saranda, Haki Spaho.  Aktori i humorit ka humbur jetën si pasojë e ishemisë cerebrale.

Haki Spaho ishte aktor i estradës së qytetit të Sarandës, ishte një talent i lindur, krijues i qindrave roleve dhe me një pasuri personazhesh ndër vite. Humoristi sarandiot ka marrë pjesë edhe në filmin “Mysafirët”.

Dega e PD Sarandë ka shprehur ngushëllimet për humbjen e aktorit të njohur Spaho.

Partia Demokratike dega Sarande shpreh ngushellimet e sinqerta per ndarjen e parakohshme nga jeta te artistit Haki Spaho!Ndarja nga jeta e Hakiut, aktorit qe per vite sherbeu ne Estraden Profesioniste te Sarandes, eshte nje humbje e madhe per artin sarandiot por edhe ate kombetar. Ikja e tij e parakohshme na pikellon edhe ne, pasi me Hakiun kemi ndare vitet e veshtira opozitare, ku ne aksionet tona ai nuk ka munguar asnjehere, si mbeshtetes i kauzave demokratike per nje Shqiperi me te mire.

Ne i shprehim ngushellimet tona familjes se tij dhe lusim Zotin qe shpirti i Hakiut te prehet ne paqe!

Lamtumire i dashur Haki!”, shkruhet në mesazhin e PD Sarandë.