Ka ndërruar jetë Aldison Belulaj, djali që vrau studnten e Mjekësisë, Ariela Murati. Pasi qëlloi me katër plumba mbi studenten para portës së Fakultetit të Mjekësië, duke i marrë jetën menjëherë, Aldisoni qëlloi mbi vete me të njëjtën armë.

Ngjarja ka ndodhur të dielën, si sot një javë, më parë. Lajmi mori dhenë në gjithë vendin, duke nxitur një valë solidariteti me Arielën dhe protesta kundër dhunës mbi gruan. Gjatë kohës ka pasur polemika mbi marëdheniet e të rinjvëe gjatë periudhës së adoleshencës në një fshat të Fierit, por që prindërit e Arielës kundërshtojnë që ata të kishin lidhje. Ndërsa prindërit e Aldisonin këmbëngulin se kishin kërkuar ‘dorën’ për nude.

Megjithatë, siç është konfirmuar, Ariela kishte kohë që ruhej prej tij, edhe pse nuk kishte njoftuar Policinë.

Aldison Murati, pasi qëlloi me armë zjarri ndaj vetes, u vu nën kujdesin intesiv të mjekëve, por ishte e pamundur kthimi i tij në jetë. Para dy ditësh mjekët njoftuan se ai kishte rënë në një ‘coma’ të pakthyeshme.

Veritas.com.al/

aldison belulaj

ariela aldison