Në muajin e fundit, korrikun e 2017-s, aksidentet kanë një rritje me 7.6% krahasuar me korrikun e vitit që shkoi.

Institucionet kënaqen me shifrat që tregojnë më pak të vdekur, por nuk gjykojnë se ‘ka të vdekur’ dhe këta nuk janë numra.

Numri i aksidenteve rrugore si 7-mujor- sipas ISTAT- ka rënë me 1.3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Me ulje 4% me bazë vjetore janë edhe shifrat e të aksidentuarve për shtatëmujorin e 2017-s, duke shënuar edhe 30 të vdekur më pak- duke lexuat të dhënat e INSTAT që nuk kanë shumë parasysh se këta janë njerëz dhe jetë njerëzish.

Në shtatëmujorin e këtij viti, aksidentet rrugore, që kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, zënë mbi 80 të rasteve. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grupmosha 25-35 vjeç, duke zënë 28% të totalit.

Në fakt, kjo ka qenë edhe grupmosha që është prekur më shumë nga ashpërsimi i gjobave të Kodit Rrugor dhe nga aksionet e Policisë Rrugore kundër shkeljeve që lidhen me përdorimin e alkoolit dhe tejkalimin e shpejtësisë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i aksidenteve për këtë grupmoshë është ulur me 5.5%.

Veritas.com.al/