Aksioni i ndërmarrë nga FNSH dhe RENEA në qytetin e Elbasanit ka përfunduar me arrestimin e njërës prej familjeve mafioze më famëkeqe të këtij qyteti, asaj të Çapjave teksa në pranga janë vënë Ardian Çapja i njohur si koka e familjes dhe Florenc Çapja, person me rrezikshmëri të lartë, i shpallur në kërkim për 3 vrasje.

Por hetimet rreth fisit të Çapjave duket se kanë nxjerrë në dritë një rast korrupsioni ku janë përfshirë zyrtarë të shtetit.

Konkretisht, nga policia është arrestuar sot ish-kryetarja e Autoritetit të Medias Audiovizive, AMA, Endira Bushati; anëtarja e AMA, Suela Musta dhe anëtari i AMA, njëkohësisht gazetar Zylyftar Bregu, njofton Shqip

Dyshohet se zyrtarët e AMA kanë favorizauar fisin Çapja në dhënien e licencave për kabllor.

Veritas.com.al/