Si të ishte Nazisti i fundit, më i rrezikshmi; si të ishte vetë ‘Bin Laden’, gazetarit Kastriot Myftari i janë vënë prangat pasi ka rënë nata, ose në prag të mesnatës. Në një epokë moderne dhe në një shtet evropian kjo nuk mund të ndodhë kurrë.

Aq më pak mund të ndodhë që të arrestohet gazetari për shkak se ka shkruar një shkrim ‘biografik’ për shefen e zyrës së BE në Tiranë, Vllahutin.

Kanë qenë oficerët e anti-terrorit që e kanë arrestuar Myftaraj në banesën e tij.

Burime nga policia thonë se “51-vjeçari Myftaraj me profesion jurist dhe gazetar, është ndaluar pasi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka botuar një shkrim ku bën thirrje publike për veprime të dhunshme, fyerje e ofendime ndaj Ambasadores së Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin”.

Shefja e BE, e thërritur ‘ambasadore’ , Romana Vlahutin, prej kohësh është kthyer në një objekt kritikash të ashpra nga media dhe opozita për ‘anësi ndaj qeverisë’, për ‘mos kallëzimin e kultivimit dhe të trafikimit të drogës në vend. Ish kryeministri dhe ish presidenti i Republikës e ka akuzuar veprën e saj si ‘destabilizuese për vendin.

Shkrimi i Myftaraj plotësonte një biografi të zonjës Vllahutin, që siç thotë autori, ‘i mungon faqes zyrtare të BE’.

Arrestimi i gazetarit Myftari dëshmon për krizën personale të zonjës Vllahutin, e përfolur edhe në zyrat e BE për korrupsion. Gjithashtu dëshmon servilizmin e qeverisë ndaj saj; si edhe krizën e vetë BE.

/Veritas.com.al/