Misionari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yee, ka mbërritur në Tiranë, fillimisht në zyrën e kryeministrit Rama. Biseda ka zgjatur rreth 80 minuta, por nuk ka akoma informacione rreth takimit.

Hyot Brian Yee është diplomat amerikan i ngarkuar për zgjidhjen e krizës politike në Tiranë.

Para se të priste diplomatin amerikan, kryeministri Rama sapo kishte përcjellë nga zyra ambasadorin e OSBE.

Pas takimit më Ramës,Yee do t’i vazhdojë takimet me presidentin Meta dhe kryetari e PD-së Basha. Ndërkohë në orën 17 të pasdites, zyrtari i lartë amerikan ka parashikuar dhe një takim me deputetët demokratë që kanë shfaqur zërin e tyre kritik brenda Partisë Demokratike, Astrit Patozi, Majlinda Bregu dhe Jozefina Topalli.

/Veritas.com.al/