Ka ndodhur një fenomen që po na përfshin të gjithëve në psikozën e frikës: Nuk dihet ç’makinë të kalon pranë. Mund të të duket e re, por është e pa shërbyer prej disa vjetësh. Prandaj mund të të shpërthejë në flakë mu para këmbëve, ose të përplaset sepse i pëlcasin gomat..

Ka edhe një shans tjetër për t’u ruajtur: Të kesh numrat e telefonave të të gjithë shoferëve që të kalojnë pranë dhe t’i pyesësh: “A është me rrezik makina jote?”

Shoferi i makinë që u përfshi në flakë sot në autostradën Tiranë- Durrës, një “Peugeot” thuajse i ri në dukje, e dinte mirë se çfarë mund t’i ndodhte. Prandaj, sapo dalloi pak tym në makinën e tij, doli menjëherë nga makina dhe e la të digjej.

Iu kishte deklaruar edhe policëve se “e mendonte s mund të digjej”.

Makina ishte me defekt teknik të pariparuar. Por ishte kthyer edhe në makinë “me gaz”

Atëherë çfarë mund të priste shoferi, ose ne që udhëtojmë në krah të tij?!

/Veritas.com.al/